Një kërkesë për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, që hetoi sulmin terrorist në kanalin e Iber Lepencit, është bërë shkak që seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast të ndërpritet.
Në këtë rast janë tre të akuzuar për sulmin terrorist që ndodhi në nëntor të 2024.
Jovan Viqentijeviq i cili është i akuzuar për spiunazh, së bashku me vëlluan Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për rrezikim të rendit kushtetues e armëmbajtje pa leje. Për veprën e fundit i akuzuar është edhe Igor Dimoviç.
Kërkesën për përjashtim të prokurorit e bëri avokati i Jovan Viqintijeviq, i cili edhe tregoi arsyet për këtë.
“Kam propozuar që të merren video-incizimet nga dy objekte që të bisedohet më së paku me 4 persona, që të bëhet analiza bazike e stacioneve telefonike. Të vërtetohet nga cilat antena telefonike në kohën kritike Jovani ka pranuar sinjale- kjo do të tregonte se ku ka qenë. Në asnjë mënyrë nuk është vepruar sipas kësaj. Janë marrë vetëm disa incizime të një kamere dhe janë shfaqur në mënyrë shumë selektive. Nuk është treguar koha- që është shumë e rëndësishme”, ka theksuar Nebojsha Vllajiq- Avokati i Jovan Viqentijeviq.
Për këtë kërkesë, që gjeti mbështetjen edhe të avokatit Millosh Deleviq, që mbron të akuzuarin Dragisha Viqintijeviq, pati përgjigje edhe prokurori.
“E di se ndoshta nuk u pëlqen hetimi që unë kam zhvilluar në këtë rast por i njoftojë palët që sulmi terrorist ka qenë sulm profesional, dhe ka qenë i koordinuar në mënyrë të përsosur.. Komunikimet telefonike të të pandehurit Jovan Viqintijeviq ka qenë komunikime përmes sistemit të telekomit të Serbisë, dhe ne autoriteteve serbe ju kemi drejtuar dy herë me kërkesë për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe përkundër premtimeve të autoriteteve serbe, ne nuk kemi pranuar përgjigje nga ta”, ka theksuar Bekim Kodraliu – prokuror.
Pas kësaj kërkesë gjyqtari ka ndërprerë seancës.
“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për përjashtim të gjyqtarit e prokurorit menjëhere duhet të ndërpritet çdo veprim procedural në këtë cështje juridike penale derisa të shqyrtohet dhe merret vendim lidhur me kërkesën e parashtruesit për përjashtim seanca ndërpritet, e presim vendimin e kryeprokurorit special”, kad eklaruar Vesel Ismaili – Gjyqtar.
Për shpërthimin që ka ndodhur më 29 nëntor të 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut Prokuroria speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për këtë rast në më 9 dhjetor të këtij vitit, ndaj tre personave.
Për këtë aktakuzë, ekspertizë është kryer edhe nga Byroja Federale amerikane e Hetimit, FBI, duke dhënë prova të forta që lidhin të akuzuarit me sulmin terrorist.