Gjyqtarët e Kushtetueses nuk zgjidhen me dy raunde votimesh

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, gjyqtarët e Kushtetueses nuk zgjidhen, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme nga deputetët

Asnjëri nga katër kandidatët që janë në garë për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këto pozita, nga votimet e deputetëve në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Bardh Bokshi, Albert Avdiu, Etrur Maloku dhe Dukagjin Abdyli, ishin katër kandidatët të cilët nuk arritën të marrin mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur gjyqtarë.

Kuvendi i Kosovës kishe vazhduar edhe me rundin e dytë të votimit, vetëm se nga gara ishte larguar kandidati me më së paku vota nga votimi i parë, Dukagjin Abdyli.

“Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtarë, përsëritet votimi, kandidati që ka më së paku vota hiqet nga gara”, ka thënë deputeti Hajdar Beqa, pjesë e Komisionit për përzgjedhje të gjyqtarëve.

Në rundin e dytë kanë marrë pjesë 97 deputetë, derisa dy vota ishin të pavlefshme.

Sipas rezultatit të votimit, kandidati Albert Bokshi kishte marrë 60 vota, Bardh Bokshi 52 vota, ndërkaq Etrur Maloku 39 vota.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar pas publikimit të rezultatit, se nevojiteshin 65 vota për t’u zgjedhur gjyqtar, derisa konkursi për këto pozita do të përsëritet.

Janë dy vende të lira për gjyqtarë të Kushtetueses dhe, tani konkursi do të kthehet në pikën zero.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Sipas rezultatit të votimit, kandidati Albert Bokshi ka marrë 60 vota, Bardh Bokshi 52 vota, ndërkaq Etrur Maloku 39 vota.

Pasi dështoi edhe në raundin e dytë zgjedhja e anëtarëve në kushtetuese, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare.

Ndërkaq, nga seanca e të enjtes është votuar me 93 vota për, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, i propozuar nga grupet opozitare.

Kryesues të këtij komisioni do të jenë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga PDK-ja.

Gjithashtu, është votuar edhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, e njëjta seancë do të vazhdojë javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika