Policia ka bërë të ditur se një këmbësor është goditur nga një veturë të mërkurën në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa vozitësi është arrestuar nga policia, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.