Goditet nga vetura, vdes këmbësori 74 vjeçar në Skenderaj

Një 74-vjeçar ka humbur jetën në Skenderaj këtë të martë pasi është goditur nga një veturë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zënëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar”.

Zahiti, mes tjerash, bëri të ditur se njësitë relevante kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Zahiti.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika