“Goditja”, arrestohen 27 persona që ishin në kërkim

Për një javë policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona që kishin urdhër arrest nga gjykatat. Këto arrestime vijnë gjatë zbatimit të planit operativ Goditja, që po zhvillohet pas vrasjeve të fundit në Kosovë. Plani operativ, vlerësohet si veprim i vonuar i policisë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Përderisa një person i kërkuar nga organet e rendit të Kosovës e ndërkombëtaret, vazhdon edhe më tutje të jetë në arrati, policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona që kanë pasur urdhër arrest.

Dukagjin Nikollaj i shpallur në kërkim për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, vazhdon të i shmanget drejtësisë. Aksioni i nisur pas incidentit ku ishte i përfishirë DUKA, ka arritur të vë në pranga 27 persona të tjerë të kërkuar në komunat e tjera të vendit.

Nga Policia nuk kanë treguar për masat e ndërmarra deri më tani për gjetjen e këtij personi, derisa kanë treguar detaje për planin operativ të quajtur Goditja.

Sipas këtij institucioni nga 8 deri më 14 gusht janë kontrolluar mbi 16 mijë auromjete, e janë arrestuar 96 persona, prej të cilëve 27 kishin urdhër arrest nga Gjykata.

“Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.  Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim: Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test, Janë kontrolluar 16916 automjete, Janë kontrolluar 270 lokale, Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe Janë konfiskuar 37 armë. Policia do të vazhdojë të kryej dhe realizoj pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.”

Por realizimi i këtij plani operativ po konsiderohet i vonuar nga avokati dhe ish zvministri i punëve të brendshme, Valdet Hoxha.

Ai thotë se masa të tillë për vënien në pranga të personave të kërkuar do duhej të kishte vazhdimisht.

“Është një plan i rregullt operativ dhe në parim është gjithcka në rregull, sikur mos të bëhej pas ndodhjes së një rasti shumë të rëndë në një lokal në prishtinë, është i duhur por i vonshëm sepse policia do duhej vazhdimisht plane operative sidomos kur ka të bëjë me grupe të dyshuara kriminale apo armëmbajte pa leje”, ka thënë Hoxha.

Edhe avokati Halit Shaljani thotë se aksionet e tilla të Policisë janë të mirëserardhura.

“Si plan i fundit e konsideroj se edhe koha kur është bërë ky plan operativ, plani varet edhe nga rrethanat që e rrethojnë gjendjen aktuale dhe për atë edhe bëhet plani, nuk do të thotë që edhe më herët policia nuk ka vepruar në kuadër të kompetencave të veta për goditjen e kryrësve të veprave penale mirëpo te rastet e fundit, e kanë bërë një plan me të cilin janë munduar që të sigurojnë më shumë sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Shaljani.

Plani operativ Goditja, ka nisur së zbatuari pas 3 vrasjeve që ndodhën brenda një javë në Kosovë, e të cilat ndodhën në kafiteri në Prishtinë, Klinë e Skënderaj.

Në dy rastet e para autorët ishin recedivist, e persona të kërkuar nga Policia, derisa për këtë të fundit ende nuk janë identifikuar kryrësit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika