Grabitësi hyn me armë në pompë të derivateve në Prishtinë dhe ua merr të hollat

Një pompë e derivateve në kryeqytet është përballur me grabitje në orët e para të ditës së premte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Dy punëtorët e pompës së derivateve janë ballafaquar me një grabitës, i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ishte futur në lokal.

“Dy viktima meshkuj  kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika