Grafitet në gjuhën serbe në veri, policia nis hetimet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme, për të hetuar rastet ku janë hasur disa mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe

"Nga data 21 nëntorë është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap!"

“Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Sever[Brigada e Veriut]”, është mesazhi i tyre për serbët lokal, njëherit edhe paralajmërim për destabilizim të veriut të vendit.

Situata afër “përshkallëzimit”: “Brigada e Veriut” bënë thirrje për rezistencë nga 21 nëntori

Rreth këtyre grafiteve në Mitrovicën e Veriut ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I cili ka thënë se “me datë 13 nëntor gjatë natës në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veriore, janë hasur me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe”.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës me njësitet e saj ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme  në gjuhen serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka thënë Kelani.

Ndërsa sa i përket fletë-qortimeve,  ai ka bërë të ditur se deri të dielën e 13 nëntorit janë dhënë/shqiptuar mbi 1.350 qortime.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika