Grafitet “Wagner” vendosën në shkollën shqiptare në Kodër të Minatorëve

Në shkollën “Aziz Sylejmani” në Kodër të Minatorëve në Mitrovicë, si dhe në ambulancën e këtij fshati, janë vendosur grafite me mbishkrimin e grupit paramilitar rus, “Wagner”. Policia është duke e hetuar rastin, përderisa një veprim i tillë është bërë edhe në tabelat e automjetit të një qytetari në Zveçan

Është shkollë shqiptare në një vendbanim me shumicë serbe. Prandaj, shkolla “Aziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, shpesh ka qenë pre e sulmeve.

Kështu ndodhi edhe gjatë së dielës. Në muret e shkollës janë vendosur grafite të grupit paramilitar rus, “Wagner”.

Njëjtë është vepruar edhe me objektin e ambulancës, i cili ndodhet ngjitur me shkollën. Veprimi e ka shqetësuar drejtorin Flamur Gacaferri.

Flamur Gacaferri, drejtori i shkollës ka thënë se “Menjëherë e kemi njoftuar drejtorinë rajonale të Arsimit dhe Policinë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka bërë fotografime dhe e ka konsideruar këtë si rast i mos tolerancës ndëretnike”.

Shkolla përkundër incidenteve asnjëherë nuk është pajisur me kamera të sigurisë.

Gacaferri ka shtuar se “Kamera të sigurisë nuk kemi, sepse nuk kemi lidhje as me internet. Kërkesë kemi bërë, sa ka qenë Adriana Hoxhiq. Ne gjithashtu kemi bërë kërkesa pafundësisht që një patrullë e policisë, të paktën të qarkulloj në kohën kur ne mbajmë mësim në shkollë. Sot kam shkuar në stacionin e veriut dhe i kam lutur që mundësisht ta stacionojnë një patrullë afër shkollës”.

Kodra e Minatorëve nuk ishte lokacioni i vetëm ku u vendosën grafite të “Wagner”.

Policia e Kosovës ka thënë se “Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Wagner është një grup paramilitar rus dhe sipas zyrtarëve të qeverisë britanike, përbëjnë rreth dhjetë për qind të forcave ruse në Ukrainë.

Në maj të vitit 2022, Kosova i vendosi sanksione këtij grupi, si pjesë e mbështetjes të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër subjekteve dhe grupeve nga Rusia.

 

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika