Gratë në Teknologji: Përvoja 14-vjeçare e inxhinieres softuerike Valdete Daku

Valdete Daku, një inxhiniere softuerike, ka ndarë përvojën e saj 14-vjeçare në fushën e teknologjisë dhe programimit, duke theksuar sfidat dhe sukseset e saj që nga studimet bachelor deri te doktoratura

Valdete Daku, një inxhiniere e suksesshme softuerike nga Kosova, ka ndarë përvojën e saj në fushën e teknologjisë dhe programimit, duke theksuar sfidat dhe arritjet e saj gjatë 14 viteve të karrierës.

“Ka shumë femra të suksesshme në këtë drejtim në Kosovë,” thekson Daku.

“Procesi i programimit, unë jam më shumë nga kjo pjesë, nuk është një event, është një proces që kurrë nuk ndalet, dhe mundesh me gjet veten duke programuar ende në mendje. Shumë shpesh problemet i kam zgjedhur në kokë pastaj kam shkuar tek kodi e kam ditur ku kam gabuar”, është shprehur ajo në emisionin Reload.

Një aspekt interesant i karrierës së saj është kuptimi dhe përdorimi i numrave binarë.

“Është interesante qysh mundet një diçka aq e fuqishme si kompjuteri sesi mundet gjithçka me ardh te niveli 0 dhe 1, por realisht është kombinim i 0 dhe 1-shit”, ka sqaruar ajo.

Daku ka nisur të ketë pëlqim për teknologjinë që nga fillimi i studimeve të saj.

“E kam ditur që ka para shumë… por realisht njohuritë e mija të para kanë filluar prej studimeve të mia bachelor, pra kur e kam filluar. Nuk jam marrë me kompjuter asnjëherë. Në Fakultetin e FSHMN-së në UP, për 2008-tën ishte kohë e vështirë, kushte të limituar por ka pasur dëshirë shumë të madhe për me mësu. Kemi pasur profesorë e asistentë të mirë të lëndëve. Dhe kemi mbërri me i marrë hapat e parë të programimit prej dikujt që e bënte atë punë”, ka thënë ajo.

Ajo ka pranuar se programimin e ka mësuar më thellësisht gjatë praktikës sesa gjatë studimeve, për shkak të kushteve të limituara të asaj kohe.

Aktualisht, ajo është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Universitetin e Ljubljanës, i cili është një prej universiteteve më të mira në rajon.

“Universiteti ka laboratorë të avancuar, biblioteka të pasura dhe ofron qasje më të mirë në resurse ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Daku ka theksuar se i kujton me krenari studimet e saj të kryera në Kosovë.

“Unë dy nivelet e mia të studimeve i kam kryer në Kosovë dhe këtë e potencoj me të njëjtën mburrje qysh e them për Universitetin e Ljubljanës”, ka thënë ajo.

Një nga sfidat e saj gjatë studimeve ishte përballja me materiale mësimore të cilat ndonjëherë dukeshin të pasakta.

“Ka pasur raste kur mendonim që libri është gabim vetëm pasi neve nuk na kanë dilnin rezultatet njësojë”, ka shtuar Daku.

Për Dakun, teknologjia është e ardhmja.

“Nëse isha kthy prapë në kohën kur e kisha zgjedh profesionin absolutisht nuk kisha ndryshuar asgjë. Kam pasur fatin e madh që menjëherë pas studimeve bachelor me u kyç në industrinë e programimit mandej mbas një viti kam pasur fat me u kyç edhe në ligjërim”, ka theksuar ajo.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika