“Greatest Hit’s” i Queen, me shifra rekord të shitjeve në Britaninë e Madhe

Grupi i rock-ut nga Britanina e Madhe ka thyer rekord me albumin e tyre “Greatest Hit’s”, duke arritur një shifër prej shtatë milionë shitjeve, duke përfshirë kopjet fizike, shkarkimet në internet dhe transmetime

Grupi i rock-ut, Queen

Queen janë duke udhëhequr në Britaninë e Madhe me albumin e tyre “Greatest Hits”, i cili ka kaluar mbi shtatë milionë kopje. Ky është albumi i parë në Britani që e ka arritur një sukses të tillë.

“Greatest Hit’s” ka arritur pikën e shitjeve këtë muaj me 7 milionë, pas gjashtë milionë kopjeve të arritura në vitin 2014, njofton Billboard.

Ky rekord prej 7 milionë shitjeve, është arritur duke kombinuar kopjet fizike te albumit, shkarkimet ne internet dhe një total prej 1.26 miliardë transmetimeve në Britaninë e Madhe.

Në një video të postuar në You Tube, themeluesit e grupit Brian May dhe Roger Taylor kanë thënë se “ndihen përulësisht të nderuar” për këtë rekord.

Fillimisht i lëshuar në vitin 1981, “Greatest Hits” ishin për katër javë në vendin e parë dhe përfshin hitet e udhëhequra nga Freddie Mercury si “Bohemian Rhapsody”, “Flash”, “Killer Queen”, “You’re My Best Friend”, “Somebody To Love,” “We Are The Champions”, “We Will Rock You” dhe “Under Pressure”, bashkëpunimi i tyre me David Bowie.

Kënga më e transmetuar e albumit është “Bohemian Rhapsody” me mbi 240 milionë transmetime në të gjithë Britaninë e Madhe.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika