Gruaja e Navalny-t: Do të vazhdoj luftën e burrit tim për një Rusi të lirë

Yulia Navalnaya, gruaja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje të hënën për mbështetësit që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë. Në një video-mesazh, ajo ka thënë se dëshiron të jetojë në një Rusi të lirë, dhe ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e burrit të saj

Yulia Navalnaya.

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë të hënën se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë.

“Dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë”, ka thënë Navalnaya në një video-mesazh me titullin “Do të vazhdoj të punoj për Aleksei Navalnyn”.

“Vladimir Putin më ka vrarë burrin”, ka thënë Navalnaya, duke shtuar se do të punojë me popullin rus për të sfiduar Kremlinin që të krijohet një Rusi e re.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.

“Duke e vrarë Aleksein, Putin e ka vrarë gjysmën time – gjysmën e zemrës sime, gjysmën e shpirtit tim”, ka thënë Navalnaya.

“Mirëpo ende e kam gjysmën tjetër që më thotë se nuk kam të drejtë të heq dorë. Do të vazhdoj punën e Aleksei Navalny-t, do të vazhdoj të luftoj për shtetin tim”, ka shtuar ajo.

Navalnaya i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e Navalny-t, pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.

“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”.

“Do t’ju tregojmë shumë shpejt. E kemi kuptuar kush e ka kryer këtë krim dhe si. Do të kemi emra dhe do t’ua shihni fytyrat”, ka thënë tutje ajo, raporton REL.

Autoritetet e burgut në Arktik kanë njoftuar të premten për vdekjen e Navalny-t.

Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.

Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Ai është helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny është shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, është dërguar në burg.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika