Gruda i PDK-së për bastisjet e Speciales i cilëson si “spektakël”

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda i ftuar në emisionin FIVE.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim ndaj aksioneve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë  (DHSK) ditëve të fundit si në rastin me Sami Lushtakun, Hajredin Kuçin dhe Sylejman Selimin.

Kështu ka deklaruar koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë për media.

Ai e ka cilësuar këto aksione si spektakël e fushatë përndjekëse.

“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore. PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë fushatë përndjekëse dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre”, ka deklaruar Gruda.

enjten, Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Ndërkaq dje ish-komandanti i UÇK-së dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar Specialja.

Pas intervistimit, ai u lirua teksa avokati i tij, Artan Qerkini, ka konfirmuar se klientit të tij i është konfiskuar telefoni.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika