Gruda “përplaset” me Bahtirin dhe Haxhiun në seancën e jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i vetmi nga partia e tij që mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pati disa përplasje verbale gjatë fjalës së tij, ndërsa përpiqej të sqaronte qëndrimin e PDK-së, e cila e konsideron seancën të paligjshme.

Fillimisht, Gruda u pengua nga deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.

“A je ardhë me ba hajgare? Nuk mund të vazhdosh kështu”

Gruda iu përgjigj.

“Duromni, një jam prej PDK-së. Nuk kam ardhë për propagandë”.

Polemikat u vazhduan më tej kur nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Grudës të lexojë nenet përkatëse të rregullores dhe kushtetutës.

Deputeti i PDK-së i reagoi ashpër.

“Flitet për qeverinë në detyrë mos i përzijë. Jam i bindur që ti nuk e dinë çka është Qeveria e dorëhequr dhe ajo në detyrë. Mos abuzo me detyrën, je nënkryetare e Kuvendi”.

“Kjo seancë do të mbahet mend ku të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe antikushtetuese. Një kuvend nuk mund të mbajë seancë pa qeveri. Nuk ka asnjë vend tjetër, në asnjë vend nuk lejohet që një kuvend të trajtojë çështje tjera. Fakti që keni thirrur këtë seancë një tregon se në orën 14 keni dështuar për Glauk Konjufcën. Ju do të hyni në histori si parti që keni dështuar dy herë me kandidatët për kryeministër. Kërkoj që të ndërpritet kjo seancë dhe të mblidhemi në seancën 14:00. Sot të gjithë e dinë që kjo seancë është jokushtetuese. Do të mbahet mend ky Kuvend për dy dështimet për kandidat për kryeministër dhe për këtë seancë antikushtetuese”, ka shtuar Gruda.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika