Grupi humanitar i OKB-së paralajmëron për përkeqësim të situatës në Iran

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka paralajmëruar se situata humanitare në Iran po përkeqësohet, ndërsa luftimet po përhapen në gjithë vendin.

Sipas raportit të fundit, mes 17 marsit dhe 3 prillit është shënuar rritje e ndjeshme e viktimave civile, si pasojë e sulmeve në aeroporte, spitale, zona banimi, tregje, shkolla, objekte industriale dhe vende të trashëgimisë kulturore.

OCHA bën të ditur se nga fillimi i luftës deri më 30 mars në Iran janë regjistruar: Mbi 2,100 civilë të vrarë – Mbi 27,900 të plagosur – Mbi 3.8 milionë persona të prekur nga konflikti.

Po ashtu, deri më 1 prill, mbi 115,000 njësi banimi civile janë dëmtuar.

Agjencia e OKB-së paralajmëron gjithashtu se sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe objekteve industriale kanë shkaktuar ndërprerje të shërbimeve bazë, përfshirë energjinë elektrike, ujin dhe telekomunikacionin, duke rritur rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata për mjedisin dhe shëndetin.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika