Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet për ta diskutuar çështjen e presidentit

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë e partisë për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Këtë e ka konfirmuar para mediave deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ndërsa, Kujtim Shala, deputet i LDK-së, ka thënë se ende nuk janë diskutuar emra të veçantë, përfshirë Vjosa Osmanin, por se do të bisedojnë për zgjidhjen në parim.

“Pas takimit mund të dalim me një deklaratë formale zyrtare”, ka shtuar ai para mediave.

Shala gjithashtu ka deklaruar se nuk ka informacione lidhur me takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lexo edhe:

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi zgjidhje

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika