Gucati nga Haga: Katërshja e madhe e UÇK-së do të lirohet në maj

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, po e përcjellë nga afër seancën e sotme në Hagë.

Gucati nga Haga, në një prononcim për gazetarin e TV Dukagjinit, Dibran Istrefi, u shpreh se mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është shumë e fuqishme sa e ka sfiduar Prokurorinë në secilën pikë të aktakuzës.

“Prokuroria është munduar t’i mashtrojë gjyqtarët me dokumente false dhe me argumente të falsifikuara që t’i bind gjyqtarët që të dënojë katërshen e madhe të UCK-së. Procesi është i devijuar në çdo sen duke e parë Prokurorinë që nuk është në gjendje t’i lidh aktakuzat por i ndërprenë në pjesë pjesë dhe e shoh që kjo Prokurori ka dështuar totalisht”, u shpreh Gucati për Dukagjinin.

“Dua të besoj që mbrojtja e të gjithëve është shumë e fuqishme duke i hedhur poshtë të gjitha aktakuzat e Prokurorisë – gjë që e bën edhe sot. Mbrojtja është duke i sfiduar në të gjitha pikat – këta (ZPS-ja) e ka ngatërruar edhe aktakuzën dhe janë duke gënjyer në gjithçka dhe nuk po e tregojnë realitetin”, tha Gucati.

Gucati, mes tjerash, u shpreh se pret që në muajin maj katërshja e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindje.

“Epilogu do të jetë se nga 20 maji do të jemi dëshmitarë se do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ku besoj se në dy qendrat shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë do të festojmë lirimin e ish-krerëve të UCK-së dhe të gjithë do të dalin të pafajshëm”, u shpreh Gucati.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika