Gucati rendit arsyet pse bojkotuan Qeverinë: Të ndalen këlyshët e Kurtit që po na shajnë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti në organizimin e aktiviteteve për 17-vjetorin e pavarësisë dhe 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së nuk është një bojkot ndaj vetë manifestimeve, por një refuzim i bashkëpunimit me ekzekutivin aktual.

Gucati e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e përkushtimit ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit nuk është zhvilluar asnjë takim me OVL-UÇK-në, përveç një takimi me, Faton Klinakun, ku sipas tij nuk u arrit ndonjë marrëveshje dhe veteranët u përballën me kushte të vendosura nga Qeveria.

“Ne nuk e kemi bojkotuar manifestimin. Ne e kemi bojkotuar Qeverinë në detyrë. Ne kemi plotë arsye pse e kemi kundërshtuar. Mundem të ua tregoj 1 mijë arsye pse ne e kundërshtojmë këtë njeri që është në pushtet. Zoti Kurti asnjë invalid nuk e ka çuar ta shërojë, asnjë veteranët nuk e ka çuar jashtë vendit ta shërojë, as një fëmijë të dëshmorit nuk e ka çuar ta shërojë. Zoti Kurti asnjë takimin nuk e ka mbajtur me veteranët që katër vite. Një takim e mbajtur me ish-ushtruesin e detyrës Faton Klinakun. Dhe aty s’kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe i ka përzë, iu ka qit kushte. Qeveria iu qet kushtet veteranëve, a ka ndonjë kjo kund në historinë botërore…

Ne kemi bojkotuar qeverinë jo manifestimin… mos u mundoni me na i vesh këto njolla si organizatë se është turp. Të cilët po munden ta bëjnë këlyshët e Albin Kurti, të cilët paguhen dhe shkruajnë në Facebook. Që tri ditë me kanë sharë e fyer”, ka thënë Gucati në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika