Habit ministri Maqedonci, thotë se ushtarakët po e lënë FSK-në nga zhvillimi ekonomik i Kosovës, po gjejnë punë të tjera

“Unë vlerësoj se këto largime mund të jenë për shkak të mundësive të reja që janë krijuar jashtë institucionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është për shkak të zhvillimit ekonomik edhe hapjes se vendeve të punës dhe për shkak të profesioneve të tjera atraktive që mund të jenë për pjesëtarët e FSK-së”.

Kështu ka vlerësuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, teksa ka shtuar se kjo ka ardhur si rezultat që Kosova ka krijuar mundësi të mira për punësim.

“Nuk kemi pasur ndonjë indikacione për largime nga FSK-ja këto ditë për shkak të liberalizimit të vizave. Vlerësoj  së pjesëtarët e FSK-së e dinë pse janë pjesë FSK-së janë të vetëdijshme për rolin e tyre për mbrojtjen e dhe sigurinë e vendit, normalisht që është çështje individuale se si merre vendim për çështje e zhvillimit të karrierës se tyre dhe personaliteti të tij”, ka thënë Maqedonci

Tutje, ai e ka konfirmuar se ka pasur dorëheqje nga FSK-ja.

“Ne normalisht kemi pasur largime nga FSK-ja. Këto largime nuk janë trend vetëm në vendin tonë, por trend global”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës ka përfunduar duke thënë se këto largime nga FSK-ja nuk janë shestuese, pasi sipas tij, ka një entuziazëm për t’i bashkëngjitur FSK-në nga të rinjtë e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika