Hajdari flet për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën

"Detyra e çdo zyrtari publik është të mbrojë Republikën e Kosovës, duke filluar nga emri zyrtar i saj. Dhe duhet ta keni parasysh se për këtë nuk ka kompromis. Më vjen keq që ka ndodhur në biznes që ushtron veprimtari të informimit publik, pra kjo e bën edhe më të rëndë. Por, siç e dini ARBK trajton vetëm rastin e kompanisë si biznes, çështjet e medias si të tillë trajtohen nga Komisioni Pavarur i Mediave dhe as MINT as qeveria, nuk hap media e as nuk mbyll media"

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka komentuar sot pezullimin e certifikatës për televizionin “Klan Kosova”.

Ajo ka thënë se këtë rast e kanë proceduar në organet e hetimit, meqë siç ka thënë ajo, mashtrimi është shumë i madh.

“Detyra e çdo zyrtari publik është të mbrojë Republikën e Kosovës, duke filluar nga emri zyrtar i saj. Dhe duhet ta keni parasysh se për këtë nuk ka kompromis. Më vjen keq që ka ndodhur në biznes që ushtron veprimtari të informimit publik, pra kjo e bën edhe më të rëndë. Por, siç e dini ARBK trajton vetëm rastin e kompanisë si biznes, çështjet e medias si të tillë trajtohen nga Komisioni Pavarur i Mediave dhe as MINT as qeveria, nuk hap media e as nuk mbyll media. Dhe për më shumë arsyen pse është pezulluar certifikata e biznesit është që të jemi të qartë edhe një herë se dokumentacioni me adresë të rreme, aq më keq me emërtim Gjakovë-Serbi dhe me emërtim Pejë-Serbi është veprim shumë i rëndë përpara ligjit, përpara Kushtetutës dhe aq më shumë mbi të gjitha është shumë e rëndë përpara vendit tonë, është shumë e papërgjegjshme kjo situatë”, ka thënë ajo, shkruan KP.

Ajo ka shtuar se këtë rast e kanë proceduar në organet e hetimit, sepse mashtrimi është i madh.

“Në këtë rast e kemi proceduar në organet e hetimit, sepse mashtrimi është tepër i madh. Unë ftoj të gjithë të interesuarit të respektojnë republikën tonë, emërtimet e republikës tonë dhe vazhdojmë tutje së bashku”, ka shtuar Hajdari.

“Pezullimi i certifikatës së biznesit për Klan Kosovën, dokumentacioni me adresë të rreme”, ka theksuar ajo.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur ditën e djeshme që ka ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova” SHPK. Po ashtu, ka shtuar se ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, deri në një vendim tjetër.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika