Hajdari sërish intervistohet nga Prokuroria për rastin e rezervave shtetërore

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, është paraqitur të enjten në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për t’u intervistuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për Dukagjinin se ministrja Hajdari është thirrur në cilësinë e të pandehurës.

“Znj. Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Megjithatë, sipas Prokurorisë,  ashtu si në paraqitjen e saj të mëparshme, Hajdari ka zgjedhur të mos japë deklaratë, duke u mbrojtur në heshtje.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti vazhdon të trajtohet në përputhje me të gjitha standardet dhe rregullat ligjore.

Hajdari është thirrur për t’u marrë në pyetje për herë të dytë në këtë rast, pasi ishte intervistuar edhe në prill të vitit 2024 në cilësinë e të dyshuarës.

Përveç saj, të dyshuar në këtë çështje janë edhe dy zyrtarë të MINT-it – ish-sekretari Irfan Lipovica dhe zyrtari Hafiz Gara – si dhe afaristi kosovar Ridvan Muharremi.

Të katërtit po hetohen për dy vepra penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit e Prokurorisë Speciale kanë marrë në pyetje Lipovicën të martën, ndërsa intervistimi i tij pritet të vazhdojë edhe të enjten.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pavarësisht se Ministria kishte paguar kompanitë turke dhe polake për furnizimin me vaj, grurë dhe sheqer për rezervat shtetërore, këto produkte nuk janë dorëzuar kurrë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika