Halimi: Dita e vetëdijësimit kundër dhunës ndaj grave nisi me mëngjes të trishtë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi ka reaguar pas rastit të fundit të vrasjes së një gruaje e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga burri i saj. Halimi ka thënë se Dita e vetëdijësimit kundër dhunës ndaj grave ka nisur me një mëngjes të trishtë. Gjersa, ka theksuar se duhet të eleminohet patriarkalizimi dhe duhet të vetësijësohen të gjithë për qëndrimet dhe gjuhën që përdorin karshi grave dhe vajzave

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.





Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas rastit të fundit të vrasjes së një gruaje në Prishtinë, që për të njëjtin rast Prokuroria ka njoftuar se gruan dyshohet se e ka vrarë me sëpatë burri i saj.

Halimi, ka thënë se e premtja e 25 nëntorit që është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, do të duhet të shërbejë për arritjen e barazisë gjinore, e jo pikërisht në këtë ditë të vritet një grua në familjen e saj.

Gjersa, ka shtuar se Dita e vetëdijësimit kundër dhunës ndaj grave nisi me mëngjes të trishtë.

“Dita e vetëdijësimit kundër dhunës ndaj grave nisi me mëngjes të trishtë. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila do të duhej të shërbejë si një përkujtues i radhës për atë se edhe sa shumë duhet të bëjmë si shoqëri për të arritur barazinë gjinore; pikërisht sot, në Prishtinë, vritet një grua në familjen e saj”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje, Halimi në postimin e saj ka shtuar se kur gjysma e popullatës shtypet dhe diskriminohet ‘nuk duhet të qëndrojmë duarkryq’.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se pa eliminimin e patriarkalizimit nuk mund të ndryshojnë veprimet, gjersa ka bërë thirrje se duhet të arrihet vetëdijësim për rëndësinë e gjuhës dhe qëndrimeve karshi grave dhe vajzave.

“Në një vend ku gratë dhe vajzat shihen si objekte, në shërbim, të disiplinuara dhe të kontrolluara nga burrat; në një kohë kur rastet e dhunës, dhunimit dhe privimit nga jeta të grave, janë bërë rëndomtësi e përditshmëri, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur gjysma e popullatës shtypet dhe diskriminohet. Të gjithë duhet të vetëdijesohemi për rëndësinë e gjuhës që shprehim, për qëndrimet tona karshi grave dhe vajzave, ngase pa eliminimin e patriarkalizimit të përbrendësuar nuk mund t’i ndryshojmë veprimet”, ka përfunduar Halimi.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika