Halimi: Moskoordinimi i Kosovës me aleatë ka prodhuar më shumë pasiguri dhe imazh negativ

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se "moskoordinimi" i Kosovës me aleatët ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se “mos-koordinimi” i Kosovës me aleatët ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ.

Halimi ka thënë se kjo ka sjellë një vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent, i pasigurt për investime.

“Policë afër pensionimit, të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe, gazetarë të sulmuar nga huliganë serb në veri dhe masa administrative ndaj mediave, si mekanizma frikësimi në Prishtinë, një kryetar komune i ngujuar në zyre dhe subjekt tallje në rrjete sociale”, janë disa prej rrethanave të krijuar nga “moskoordinimi” i Kosovës me aletët sipas Halimit.

Zëdhënësja e LDK-së ka theksuar se kjo situatë ka bërë që të jemi nën “masa ndëshkuese” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Mospjesëmarrje e Ambasadorëve të shteteve mike në pritjen shtetërore me rastin e çlirimit dhe Kosova nën masa diplomatike të trajtimit me heshtje!”, vazhdon tutje Halimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika