Halimi në Ditën Ndërkombëtare të Librit: Lektyrat nuk janë thjesht mjete mësimore, por pasqyrojnë vlerat që një shoqëri u transmeton brezave

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, u theksua rëndësia e lektyrave shkollore si mjete të fuqishme për formimin e shoqërisë dhe edukimin e brezave të ardhshëm

Drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, theksoi se zgjedhja e literaturës që mbështet barazinë dhe sfidon normat e dëmshme është thelbësore për një edukim gjithëpërfshirës dhe të drejtë

“Sot shënuam Ditën Ndërkombëtare të Librit përmes një shqyrtimi kritik të lektyrave shkollore, duke vënë në qendër rolin e tyre në emancipimin shoqëror. Lektyrat nuk janë thjesht mjete mësimore, por pasqyrojnë vlerat që një shoqëri u transmeton brezave. Zgjedhja e literaturës që promovon barazinë gjinore dhe sfidon stereotipat është thelbësore për një edukim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Qasja kritike ndaj teksteve ndihmon në dekonstruktimin e normave të dëmshme dhe nxit ndërtimin e një shoqërie më të hapur e reflektuese. Drejtoria për Kulturë ka mbështet projektin hulumtues të organizatës ETEA duke besuar se emancipimi kulturor dhe edukativ ecin bashkë — dhe transformimi fillon me fjalën e shkruar, ka shkrua Halimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika