Halimi: Ridvan Muharremi ka kontribuar shumë edhe për UÇK-në, e ka sjellë i pari Samsungin në Kosovë 

Avokati Mahmut Halimi, përfaqësues ligjor i biznesmenit Ridvan Muharremi, i njohur si “Ridi”, ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj tij dhe zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Halimi ka bërë të ditur se seanca fillestare, e caktuar fillimisht për 10 dhjetor, me gjasë do të shtyhet për 12 dhjetor për shkak të agjendave të avokatëve.

“Risi është se me datën 10 të dhjetorit ka qenë e caktuar seanca fillestare. Por sipas gjitha gjasave do të mbahet më datën 12. Kështu kemi biseduar me gjyqtarin, për shkak të agjendave të avokatëve. Dhe prej asaj ditë besoj që do të jemi të themi pak më tepër, pak më shumë se sa që duhet. Për arsye se i kemi disa mundësi të kufize. Unë më pak, për kolege tjerë më tepër për zonjën Rozeta Hajdari, Lipovicës e këtë Garën. Ata kanë kufizime të jashtëzakonshme…”, ka thënë Halimi

Gjatë intervisës në FIVE, Halimi mbrojti figurën e klientit të tij, duke e prezantuar Muharremin si një biznesmen me histori të gjatë kontribuuese në Kosovë, madje edhe gjatë luftës.

“Ridvan Muahrremi është person i cili i pari e ka sjellë Samsungun në Kosovë, pas viteve 91-91. Ridvan Muharremi është një kontribuues shumë i madh i UÇK-së. Për këtë do t’i prezantojmë edhe të dhënat”, ka thënë Halimi”, ka shtuar Halimi.

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Muharremin me “ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa zyrtarët e MINT-it – ministren Hajdari, ish-zëvendëssekretarin Irfan Lipovica dhe drejtorin e Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, i akuzon për keqpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare gjatë vitit 2022, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 2.9 milionë euro.

Të fundit nga rubrika