Halti komenton deklaratat e VV-së për luftë: Po e frikësojnë popullin dhe investitorët e huaj 

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar deklaratat e krerëve të shtetit për rrezikun nga Serbia, duke thënë se ato po krijojnë frikë në popull dhe po pengojnë ardhjen e investitorëve të huaj.

Deklaratat nga akterët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për një rrezik të mundshëm nga Serbia shkaktojnë frikë dhe shqetësime në popull sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur kritikat e tij ndaj këtyre deklaratave, duke theksuar se ato po krijojnë një klimë frike dhe paniku.

Haliti ka theksuar se kur dëgjon deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe të tjerëve, krijohet përshtypja se forcat serbe janë gati për të sulmuar Kosovën në çdo moment.

“Kësaj që është bërë trend me thënë jemi të rrezikuar shumë, të krijohet përshtypja se i kanë vendosur forcat dhe presin vetëm urdhrin për me u nis për Kosovë. Unë mendoj që me deklarata të tilla, ne po frikësojmë popullin, po i frikësojmë investitorët e huaj për të ardhur në Kosovë, po i frikësojmë investitorët vendorë, diasporën. Dhe po i joshim rininë, njerëzit që të ikin prej Kosove sepse siç e dimë për luftë, në qoftë se ka frikë për luftë njerëzit ikin dhe i lënë vetëm ushtarët me luftu”, ka thënë Haliti në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Halitit, Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën ushtarakisht, ndërkaq, Policia Kosovës e ka bërë një punë të mirë në veri duke luftuar bandat kriminale.

“Sa kam pasur mundësi me pa situatën në veri, mendoj që Policia edhe pse me agresivitet ndonjëherë ka punuar shumë që bazat e armatimit sekret që kanë qenë nëpër zona të caktuar ti dekonspiroj, ti merr dhe ti ekspozojë publikisht një pjesë. Mendoj që Serbia nuk mund të ndërhyjë ushtarakisht Kosovë, nëse nuk ka ndonjë situatë që agravon problem në veri të vendit. Dhe për të sulmuar gjoja në mbrojte të popullatës serbe atje. Në Kosovë nuk ka ndonjë orientim të tilla, që të bëhet terrorist kundër popullatës serbe në veri”, ka shtuar Haliti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika