Hamas refuzon rezolutën amerikane në OKB për çmilitarizimin e Gazës

Hamas dhe grupet e tjera militante të udhëhequra prej tij në Rripin e Gazës kanë kundërshtuar rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila synon krijimin e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për mbikëqyrjen e çmilitarizimit të territorit.

Në deklaratën e përbashkët, grupet palestineze e cilësuan dokumentin si “të rrezikshëm” dhe theksuan se refuzojnë çdo klauzolë që lidhet me çarmatimin e Gazës apo “cenimin e të drejtës së rezistencës së popullit palestinez”.

Sipas tyre, rezoluta përbën një përpjekje për ta vënë Gazën nën një administrim ndërkombëtar, gjë që ata e konsiderojnë të papranueshme.

Grupet militante u shprehën kundër çdo pranie të huaj ushtarake brenda Gazës, duke e cilësuar atë shkelje të sovranitetit palestinez.

“Çdo forcë ndërkombëtare duhet të jetë nën autoritet të drejtpërdrejtë të OKB-së dhe të punojë në koordinim me institucionet zyrtare palestineze, pa pjesëmarrjen e pushtuesit”, thuhej në deklaratë.

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë mbi rezolutën që mbështet planin gjithëpërfshirës për armëpushim të Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas draftit, Gaza do t’i dorëzohet një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe një administrate palestineze jopolitike që do të mbikëqyret nga një këshill i kryesuar personalisht nga Trump.

Dokumenti që The Times of Israel ka siguruar përfshin 20 pikat e planit, të cilin Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka mbështetur publikisht.

Ai parashikon: Tërheqjen e mëtejshme të Izraelit nga zona e ashtuquajtur “Linja e Verdhë”; Vendosjen e një autoriteti tranzitor palestinez për qeverisjen e Gazës; Dislokimin e një force shumëkombëshe që do të zëvendësojë ushtrinë izraelite; Çarmatimin e Hamasit; Fillimin e fazës së rindërtimit të territorit.

Megjithatë, Hamas ka refuzuar kategorikisht çdo ide të çmilitarizimit. Ndërkohë, raportimet e fundit sugjerojnë se grupi po përpiqet të sigurojë armë më të avancuara dhe t’i depozitojë ato jashtë Gazës me synimin për t’i futur më vonë kontrabandë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika