Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me grupin që mbante pesë pengje izraelite

Hamasi tha të shtunën se ka humbur kontaktet me një grup që mbante pesë pengje izraelite në Rripin e Gazës, duke fajësuar bombardimet izraelite.

Grupi islamik palestinez beson se pengjet u vranë gjatë një sulmi izraelit, u citua të ketë thënë në rrjetin telegram, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat al-Qassam.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte njoftimet dhe deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga autoritetet izraelite.

Izraeli thotë se Hamasi mori rreth 240 pengje ndërsa vrau 1200 njerëz gjatë një sulmi në Izraelin jugor më 7 tetor.

Hamasi tha muajin e kaluar se më shumë se 60 pengje ishin zhdukur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Nuk ka pasur asnjë konfirmim për numrin, por Izraeli beson se rreth 20 ose më shumë nga rreth 130 pengje që ende mbahen në Gaza kanë të vdekur, shkruan VOA.

Militantët liruan më shumë se 100 pengje si pjesë e një marrëveshjeje njëjavore armëpushimi në fund të nëntorit që përfshinte lirimin nga burgjet izraelite të 240 grave dhe adoleshentëve palestinezë.

Familjet e pengjeve zhvilluan një tubim tjetër të shtunën, duke kërkuar që Izraeli të shqyrtojë lirimin nga burgu të militantëve palestinezë të rangut të lartë në çdo marrëveshje të re shkëmbimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika