Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përshëndetur paraqitjen e dy skuadrave shqiptare, “Drita” nga Gjilani dhe “Shkëndija” nga Tetova, të cilat sonte zbresin në fushë në kuadër të garave evropiane.
“Në prag të 28 Nëntorit, dy skuadra shqiptare, ‘Drita’ nga Gjilani dhe ‘Shkëndija’ nga Tetova, zbresin sonte në fushë si aleate të së njëjtës ngjyrë, në garat evropiane. Krenari e madhe”, shkroi Hamza.
Ai tha se sonte, pavarësisht rezultatit, “kemi festë. Festë para festës”, duke shtuar se “djemtë tanë po e bëjnë krenar mbarë kombin!”.