Hamza me rrëfim emocional: Sakrifica e babait dhe solidariteti i nënës, vlera që më udhëheqin në jetë

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ky rrëfim pasqyron sfidat që ai dhe familja e tij kanë përjetuar ndër vite, duke u fokusuar në sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e tij.

Në këtë rrëfim, Hamza ka kujtuar rolin e babait të tij, i cili punonte në Trepçë, por u detyrua të dalë në pension të parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore.

“Baba ka qenë punëtor në Trepçë, por shëndeti nuk e ka lejuar të punojë gjatë. Për këtë arsye, u pensionua shumë i ri, gjë që më detyroi mua të nis punën që në moshë të re,” ka rrëfyer Hamza, duke shtuar se filloi karrierën pikërisht në Trepçë, duke ndjekur shembullin e babait të tij.

Ai flet më konsideratë të lartë edhe për nënën e tij, një grua e cila jo vetëm që u përkushtua për rritjen e fëmijëve të saj, por gjithashtu adoptoi katër fëmijë të mbetur pa prindër, duke u kthyer në një shembull frymëzues të humanizmit dhe solidaritetit.

Në këtë mesazh të fuqishëm, Bedri Hamza u zotua se, si kryeministër, do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për çdo familje në Kosovë, duke synuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika