Hamza për vërshimet në Mitrovicë: Gjendja është alarmante, rastet për evakuim vazhdojnë të rriten

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se deri më tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” familjesh, dhe sipas tij numri i tyre është në rritje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në terren pas vërshimeve. Foto EO

Edhe në komunën e Mitrovicës, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, situata është e tejet e rënduar.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë për Dukagjinin se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili vazhdon të rritet.

“Jemi duke evakuuar shumë familje. Është numër i konsiderueshëm i të evaukuuarve, ato vetëm po rriten. Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona, policinë, zhytësit dhe zjarrfikësit, të gjithë por është aq sasi e madhe e ujit që është vështirë e menaxhueshme”, ka thënë Hamza.

Po ashtu, ai ka deklaruar se gjendja është alarmante dhe shqetësuese, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati, janë vërshuar shumë fshatra, por edhe pjesë të qytetit.

Pas reshjeve të pandërprera në disa zona në Kosovë kanë ndodhur vërshime. Situata është përkeqësuar në disa komuna, përfshirë, Skenderajn, Drenasin, Pejën, Klinën, dhe Podujevën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika