Hamza thotë se s’është si VV-ja të gjuajë me gurë e molotovë

Bedri Hamza i nominuari i PDK-së për kryeministër

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se ai dhe partia e tij nuk bëjnë opozitë siç kishte bërë më herët Lëvizja Vetëvendosje.

Ai, në “Debat Plus”, tha se s’mund të gjuajë me gurë e molotovë, sikurse kishte bërë në të kaluarën VV-ja.

“Paramendom mu, që jam një prej figurave politike në Kosovë, çantën plot gurë, molotovë, me i kallë institucionet. Rruga politike ndryshon, mënyra e të bërit politikë ndryshon, secila parti i ka të tijat”, tha ai.

Hamza tutje foli edhe për Asociacionin, për të cilin i dha vërejtjet e tij, dhe për draftin e Asociacionit.

“Drafti aktual duhet me u përmirësu në pika të caktuara. Sepse janë pika… i kemi bë publike, po i përmendi disa. Rezoluta 1244, është në preambulë, ky është dokument i brendshëm i Kosovës. Çka kërkon kjo rezolutë në një dokument ku pronësia është e jona. Është statut për një Asociacion, s’është marrëveshje e një përmase ndërkombëtare. Ajo rezolutë nuk e ka vendin aty”, tha ai.

“Sistemi juridik në Kosovë është shumë mirë i ndërtuar. Gjykatat munden mos ta marrin një vendim që nuk të konvenon por duhet me u zbatu. Gjitha vendimet që i merr ndonjë gjykatë e Kosovës, duhet të jenë të zbatueshme edhe për Asociacionin. Ka pika që i referohet rezolutës 1244, nuk përmendet vendimi i GJND-së. Duhet të kihet kujdes te çështja e pronave. Nuk mundet me quajt OJQ me draftin aktual të Asociacionit”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika