Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës (VIDEO)

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se vendimi që do të merret është vendimtar për stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza theksoi se zgjedhjet nuk vendosen nga fjalimet apo premtimet, por nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim, njofton Dukagjini.

Ai nënvizoi se çdo votë ka rëndësi dhe se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Vota juaj ka rëndësi. Zëri juaj ka rëndësi. Dhe pjesëmarrja juaj ka rëndësi,” u shpreh Hamza, duke ftuar qytetarët që të bëjnë një plan konkret për të votuar, të dalin herët dhe të shkojnë së bashku me familjarë e miq.

Ai i bëri thirrje elektoratit që të zgjedhë stabilitetin mbi pasigurinë, bashkimin mbi përçarjen dhe punën mbi fjalët, duke theksuar se vetëm bashkë Kosova mund të ecë përpara.

“Bashkë, mund ta çojmë Kosovën përpara,” përfundoi Hamza, duke falënderuar qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre demokratike.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika