Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Gjatë hapjes së kutive të një Qendre Votimi në Gjakovë, sot është dashur të jetë e pranishme edhe Policia e Kosovës. Kjo pasi ekzistojnë dyshime për manipulim të mundshëm të votave. Prokuroria e ka konfirmuar rastin, ndërsa Policia e Gjakovës nuk ka dhënë detaje

Kutitë e një qendre votimi në Gjakovë janë hapur të shtunën për numërim me prezencën e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, pas dyshimeve për manipulim të votave.

Pretendime janë ngritur për dy qendra votimi, por sot u hapën kutitë e votimit të njërës prej tyre.

“Policia dhe Prokuroria e Gjakovës kanë kryer ekzaminime në votat e një qendre të votimit, specifikisht të shkollës “Zekirja Rexha”.

Këtë televizionit Dukagjini ia ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke mos dhënë shumë detaje.

“Siç ju kemi njoftuar Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Por, nuk dihet se çfarë ka sjellë numërimi i këtyre votave, konfirmimin e pretendimeve apo kjo pasi as Policia nuk ka dhënë detaje, duke rekomanduar t’i drejtohemi Prokurorisë.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor në Gjakovë. Për detaje, ju lutem të kontaktoni Prokurorinë Themelore në Gjakovë”- Policia Rajonale e Gjakovës.

Kurse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që të kontaktohet Prokuroria.

Pavarësisht kësaj, gjatë të shtunës në Qendrën Komunale të numërimit të votave me Komunën e Gjakovës ka vazhduar numërimi i votave të 9 shkurtit dhe deri në ora 16:00 kanë arritur të numërohen 65 kuti të votimit.

Ditë më parë, kandidati i PDK-së për deputet Hajdar Beqa, pretendoi se së paku në dy qendra votimi në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku sipas tij, është mbi votuar partia në pushtet.

“Treni bullgar” është term që përdoret për të përshkruar një metodë manipulimi të votave gjatë zgjedhjeve, e cila përfshin një proces të koordinuar për të vjedhur vota.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika