Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

Qendrat e votimit janë hapur në Brazil, ku qytetarët po votojnë për presidentin e ri në një balotazh të ngushtë mes presidentit aktual, kandidatit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva, 80 vjeç, dhe senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro, 45 vjeç.

Lula synon një mandat të katërt presidencial, jo të njëpasnjëshëm, ndërsa Bolsonaro, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, është zotuar të sjellë ndryshime të mëdha në vend.

Jair Bolsonaro u dënua me më shumë se 20 vjet burg për komplot për grusht shteti, pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Flávio Bolsonaro doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 4 tetor. Fitoren e tij në këtë raund, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si një fitore “shumë të madhe”., raporton BBC.

Asnjë kandidat që ka dalë pas kundërshtarit në raundin e parë nuk ka arritur ndonjëherë ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë në balotazh.

Bolsonaro u paraqit herët të dielën në një qendër votimi në Rio de Janeiro, ku u tha gazetarëve se “ka ardhur koha për ndryshim të vërtetë”.

Gjatë tubimeve të fundit zgjedhore, mbështetësit e tij shprehën besim se ai do ta ndryshojë Brazilin përmes masave të ashpra kundër krimit të organizuar, si dhe shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve publike.

Në prag të hapjes së qendrave të votimit, Bolsonaro zhvilloi fushatë në Belo Horizonte, kryeqytetin e shtetit Minas Gerais, i cili që nga vitet 1980 konsiderohet një shtet vendimtar për kandidatët presidencialë.

“Koha pothuajse ka ardhur”, u tha Bolsonaro mbështetësve në një video të publikuar në rrjetet sociale. “Kanë mbetur vetëm pak orë para se të përcaktojmë të ardhmen e kombit tonë për 30 ose 40 vitet e ardhshme”.

Ai është zotuar gjithashtu se do ta lirojë nga burgu të atin, Jair Bolsonaro, i cili aktualisht po e vuan dënimin në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në Barra da Tijuca, në Rio de Janeiro, ku ish-presidenti Jair Bolsonaro ka një shtëpi, mbështetësit e tij u mblodhën të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, në shenjë përkrahjeje për familjen Bolsonaro.

“Brazili ka nevojë për ndryshim dhe Flávio është personi që e përfaqëson këtë sot, pas kaq shumë vitesh gjatë të cilave e majta e ka shkatërruar ekonominë dhe vendin”, tha një mbështetës për BBC News.

Një tjetër mbështetëse tha se ajo që vlerësonte më shumë te Flávio Bolsonaro ishte premtimi i tij për t’i dhënë fund dhunës në Brazil, terrorizmit dhe trafikut të drogës, si dhe për të ulur normat e interesit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika