Ka nisur zyrtarisht aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2026.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, organizatave joqeveritare (OJQ) si dhe punëtorët e entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit të shtetit, siç janë ndërmarrjet publike dhe RTK-ja.
Për të përfituar nga subvencionimi, punëtorët duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) nga punëdhënësi për muajin prill.
“Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik
Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).
Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)”, ka njoftuar ministra në detyrë i Financave Hekuran Murati.
