Hapja e linjës së prodhimit të Comodita Home, garanci për vende të reja pune në Klinë

Comodita Home është kompania e cila shumë shpejtë do të hap pikën e re në qytetin e Klinës, në të cilën synon të punësojë disa puntorë, të cilët sipas saj fillimisht duhet të trajnohen në pikën shitëse në Gjakovë. Kështu Comodita fton qytetarët që janë të interesuar për punësim të adresohen aty

TAKIMI NE KLINE





Sot, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kam pritur në një takim përfaqësuesit e Comodita Home, Kreshnik Sheremeti dhe Granita Bunari menaxhere e prodhimit.

Në këtë takim diskutuam lidhur me interesimin e Comodita Home për hapjen e linjës së prodhimit të Comodites në Klinë.

Deri në identifikimin e lokacionit dhe ndërtimin e objektit, Comodita është e interesuar që të punësojë punëtorë nga komuna e Klinës, të cilët do të trajnohen dhe do të punojnë në objektet prodhuese të Comodites në Gjakovë, për të cilët do të organizohet edhe transporti nga Comodita. Pas hapjes së linjës së prodhimit të njëjtit do të vazhdojnë punën në Klinë.

Falënderova z. Sheremeti dhe znj. Bunari për interesin e shprehur për investime në komunën e Klinës dhe rekomandova që nëpërmjet zyrës së punësimit në Klinë të rekrutohen qytetarë të interesuar për punësim.

Takimi në Klinë





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika