Haradinaj dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit: Të patolerueshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimit të tyre në veri.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka shtuar se “këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!”.

Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse “të jenë më vigjilente” për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.

“Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika