Haradinaj fajëson kryeministrin: “Kurti zgjodhi Borrellin dhe Lajçakun, e jo Washingtonin”, nuk kalon mashtrimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që ndodhi të dielën në veri të vendit, ishte sulm terrorist i sponsorizuar nga Serbia

Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet një Rezolutë, që dënon terrorizmin dhe që kërkon hetim ndërkombëtar për terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia.

“Ajo që ka ndodhur të dielën ishte sulm terrorist i sponsorizuar nga Serbia. Por, ky sulm dhe terroristët e morën përgjigjen më të mirë që kanë mundur me e marrë. Kosova në koordinim me aleatët i mposhtën me turp. Një rezolutë që e dënon terrorizmin do të duhej të kalonte në Kuvend. Një rezolutë ku kërkohet hetim ndërkombëtar për zbardhjen e  involvimit të Serbisë. Do të ndihmonte edhe ndërkombëtarët që të ndëshkonin sponsorët e terrorizmit“, ka thënë Haradinaj.

“Pse Kurti zgjodhi Borrellin dhe Lajçakun, e jo Washingtonin”

Haradinaj ka thënë se dy vjet më parë iu kishte dërguar letër krerëve të shtetit që të zgjidhnin SHBA-në për marrëveshjen me Serbinë, por thotë se kryeministri Albin Kurti kishte bërë të kundërtën duke zgjedhur Borellin dhe Lajçakun.

Ai ka thënë se nëse do të zgjidhej Amerika dy vjet më herët, Kosova do të kishte marrëveshjen për njohje me Serbinë dhe se do të ishte në proces të anëtarësimit në NATO, ku ushtria e Kosovës do të kontrollonte vijën kufitare bashkë me ushtrinë e KFOR-it.

Ndërkohë, Haradinaj ka thënë se Kurti tashmë po i fajëson Borellin dhe Lajcakun, të cilët i kishte zgjedhur vetë para dy vjetësh.

Kreu i AAK-së ka thënë se mashtrimi s’kalon dhe ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti, duke thënë se gjërat kanë shkuar në rrugë të gabuar për faj të kryeministrit.

“Kurti po fajëson Borellin dhe Lajçakun që vetë i ka zgjedhur. Ju lutem, mashtrimi s’kalon. Nuk kalon mashtrimi. Zhvillimet kanë shkuar në rrugën e gabuar për fajin e këtij njeri”, ka thënë Haradinaj.

Ne e dimë kush është Serbia, kush janë kriminelë, kush janë terroristët. Ata kanë vra fëmijët e tyre në Pejë në Panda me e fajësu UÇK-në. Do t’i lexojmë drejt edhe veprimet e secilit prej nesh dhe s’do t’ia falim askujt”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika