Haradinaj kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar qëndrimin e partisë për të ngritur mocion mosbesimi kundër kryeministrit Albin Kurti, duke akuzuar për rrezikim të sigurisë dhe prishje të marrëdhënieve me ShBA-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qëndrimin për të ngritur një mocion mosbesimi kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj, në një konferencë për media të mërkurën, ka vlerësuar që mocioni është i nevojshëm për shkak të dy arsyeve kryesore.

Së pari, ai ka akuzuar Kurtin për rrezikimin e sovranitetit dhe sigurisë në veri të vendit. Së dyti, ai ka pretenduar se Kurti po prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke u referuar ndërmarrjes së sanksioneve të ShBA-së kundër Kosovës.

Ai ka thënë se do të fillojë konsultime me spektrin politik në përgjithësi, për ta siguruar mbështetjen e nevojshme për mocion mosbesimi.

Gjithashtu, ai ka thënë se do të angazhohet për të sqaruar para qytetarëve se Kurti është përgjegjës për rrezikimin e sigurisë dhe sovranitetit të vendit, duke e akuzuar atë për mosbashkëpunim me ShBA-në dhe për nxitjen e një konflikti në veri që favorizon Rusinë.

“Do të angazhohemi që ta sqarojmë para qytetarëve se Kurti është përgjegjës për rrezikimin e sigurisë së vendit dhe sovranitetin në veri. Kryeministri Kurti, në vend që të bashkëpunojë me SHBA-në në planin e tyre të integrimit, ka vazhduar me plan të vetin për të nxitur konflikt, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën, duke vazhduar ta nxisë një konflikt në veri që është në interes të Putinit dhe Rusisë”, ka deklaruar ai.

Kryetari i AAK-së, gjithashtu, ka kritikuar Kurtin për deklaratën “fyese” me sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, duke e cilësuar atë si “pafytyrësi”.

Ai ka thënë se Kurti ka shkuar në ekstrem me këtë lloj komunikimi dhe se gjendja në veri është e keqe për shkak të mosbashkëpunimit me aleatin kryesor të sigurisë së Kosovës, SHBA-në.

“Ajo që po ashtu e bën këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit, që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave Blinkenit me atë fjalor. Kurti ka shkuar në ekstrem me një komunikim fyes për aleati tonë kryesor të sigurisë, pa të cilin edhe sot gjendja në veri është e keqe”, ka thënë ai.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Po këtë ditë, sekretari Blinken ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë dhe “i ka përshkallëzuar tensionet pa nevojë”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën në një bashkëbisedim me gazetarë se, Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet ‘Defender Europe 2023’ kanë marrë fund, për të”.

Edhe më herët, Qeveria e Kosovës ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

Më 29 maj, 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika