Haradinaj: Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë të Klinës.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn.

“Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit.  Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%. Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim. Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro, nuk do të ketë student pa bursë”.

“Do të trefishohen subvencionet për bujqësi. Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset partnere me shtetin. Do të garantohen të gjitha shpenzimet për foshnja deri në moshën njëvjecare. Orar fleksibël për gratë me foshnja deri në moshën trevjeçare, sipas tij, çelësi i realizimit të krejt objektivave tona, është krejt Kosova në NATO”, ka shkruar Haradinaj. 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika