Haradinaj kritikon Qeverinë për sistemin e drejtësisë: Pushtet i çuditshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti  për sistemin aktual të drejtësisë duke thënë se është “pushtet i çuditshëm”, si potencoi Haradinaj, “para dite Kurti thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite Kurti dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë, duke bërë edhe përpjekje për ndërhyrje te gjyqësori.

Haradina përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se logjika e këtij pushteti nuk ka kuptim për shkak se thuhen gjëra të ndryshime dhe kontradiktore.

“Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, shkroi Haradinaj.

“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika