Haradinaj – Kurtit: E ke shansin e fundit t’i bësh favor Kosovës, jep dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesën e tij drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të japë dorëheqje nga pozita e tij





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Albin Kurti të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i Kosovës.

Veprimet e kryeqeveritarit, Haradinaj po i konsideron si antikombëtare dhe antishtetërore.

Haradinaj ka thënë se ky është shansi i fundit i kryeministrit Kurti nëse do të bëjë diçka të mirë për vendin.

“Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, “insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës”.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kjo nuk është i vetmi insistim i Kurtit.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Antikombëtare e antishtetërore krejt çka po bën e si po vepron kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni, të cilin, tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri”, tha ai, duke shtuar se “por ky skenar ‘nuk do të kalojë’ as nga Kurti e as nga sejmenët e tij”.

A ka kushte për zgjedhjet në veri?

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika