Haradinaj ministrit Aliu: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet sapo të ikni ju nga pushteti

Gjersa rikujtoi kritikat e LVV-së ndaj tijj për një projekt mbi autostradën e Dukagjinit në kohën e tij si kryeministër, kryetari i AAK-së ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet me largimin e ministrit Aliu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ai i cili bëri të ditur se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime, e njëri ndër to qe edhe ai i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi Aliu të ikë nga pushteti.

“Qeveritarët e rinj u janë turrur edhe mjeteve vetanake të komunave dhe duan t’i marrin edhe ato! Ose kanë fytyrë e deklarojnë se do të ketë harrnime e zgjerime dhe prapë lidhen të autostrada e Dukagjinit dhe thonë se ajo nuk do të ndërtohet. E unë e kam një porosi për ta. Po, autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo ju të ikni nga pushteti. Shpresoj shumë shpejt!”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, sipas Haradinajt, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka bllokuar edhe projektet ekzistuese. Këtë e ka thënë gjersa ka rikujtuar edhe një reagim të LVV-së kundër tij për autostradën e Dukagjinit, ish-projekt i Haradinajt në kohën e tij si kryeministër.

“Kur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër meje, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt. Autostrada e Dukagjinit nuk u ndërtua sepse Qeveria që udhëhiqja unë ishte ndërprerë në mes, kurse Qeveria e Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk hapi projekte të reja infrastrukturore, por i bllokoi edhe ato ekzistuese. Sot kanë mbetur keq e për faqe të zezë, jo vetëm rruga për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, por edhe projektet tjera infrastrukturore, duke i zbritur investimet kapitale në kuota qesharake. Sikur kjo të bëhej me qëllim të rritjes së mirëqenies së popullit, në këto dy vjet të një krize globale ekonomike, edhe do ta kishte një derë, por për fat të keq nuk ka ndodhur as kjo.”, ka shkruar Haradinaj.

Deklaratën e mësipërme, ministri Aliu e kishte thënë në tëvë1.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika