Haradinaj në 25-vjetorin e Masakrës së Korishës: Drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet

"Drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku, e ata që nuk janë riatdhesuar ende, mbeten plagë e hapur për tërë shoqërinë", tha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77 shqiptarët e pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, të ekzekutuar në Korishë dhe fshatrat përreth.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se edhe pse ka kaluar një çerek shekulli, Serbia ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet kundër popullit shqiptar.

“Sot, me dhembje të thellë, në Korishë të Prizrenit, kujtuam 77 shqiptarët e pafajshëm, përfshirë edhe 14 fëmijë, të ekzekutuar në Korishë dhe fshatrat përreth. Edhe pse ka kaluar një çerek shekulli, shteti serb ende nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet makabre kundër popullit shqiptar. Drejtësia vazhdon të jetë një ëndërr për familjet që vazhdojnë të vajtojnë të dashurit e tyre, jetët e të cilëve i rrëmbeu armiku, e ata që nuk janë riatdhesuar ende, mbeten plagë e hapur për tërë shoqërinë tonë”, shkroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së theksoi se pak ditë para ardhjes së lirisë, duke e parë humbjen e pashmangshme, shteti fashist serb po e intensifikonte dhunën dhe gjenocidin ndaj popullatës së pambrojtur.

“Nderimi për heroizmin dhe sakrificën e tyre mbetet gjithmonë në kujtesën tonë historike. Lavdi për të rënët!”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika