Haradinaj në Ditën e Kushtetutës fton Qeverinë të tërhiqet nga “sjelljet kundërkushtetuese”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Ditën e Kushtetutës ka ftuar Qeverinë të tërhiqet nga “sjelljet kundërkushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të cilën e ndërtuam me vite”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për Ditën e Kushtetutës ka thënë se janë krenarë që kanë Kushtetutë moderne.

“Jemi krenarë që kemi Kushtetutë moderne e të avancuar, që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit, duke lartësuar të drejtat e njeriut, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave, demokracinë vibrante, kontrollin dhe balancin e pushteteve, ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është “motori i demokracisë dhe zhvillimit, por edhe mburojë e fuqishme ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me apetite të autokracisë”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës mori shpirtin e saj nga populli ynë paqedashës dhe nga skena politike, e cila deri më tash respektoi me dinjitet vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe atëherë kur ato nuk ju konvenuan grupacioneve politike”, ka shtuar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka ftuar Qeverinë të tërhiqet nga “sjelljet kundërkushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të cilën e ndërtuam me vite”.

Dita e Kushtetutës – 15 vjet nga miratimi i saj

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika