Haradinaj: Nuk është trimëri që kryeministri të shkojë për një hamburger në veri

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se nuk është trimëri që të shkojë në veri të Kosovës e të thotë që situata është në rregull.

“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri i vendit të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar. Frika dhe paranojat e tij i futi në gabime edhe ata që s’duhej të gabonin. Pra mekanizmat e sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai kritikon Kurtin se ka frikë nga qytetarët që të dalë e të thotë se cilat janë akuzat e presidentes, Vjosa Osmani.

Teksa akuzon Kurtin që edhe hapja e urës së Ibrit “është mashtrim”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka thënë se shtesat për lehona dhe fëmijë janë trashëgimi e qeverisjes Kurti.

Haradinaj në postimin e tij në “Facebook” thotë se “Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat.”

“Kryeministri sado që e mban kokën lart reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë. Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregoj çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyen BE-në drejt përjashtimit të Kosovës. Ai frikësohet të dalë dhe të tregojë të vërtetën për mos-hapjen e urës dhe ende mban qytetarët në mashtrime se së shpejti do të hapet ajo. Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat përderisa Komunat me buxhete te varfëra i paguajnë edhe më shumë edhe më dinjitetshëm“.

“Kryeministri u ikë dhe u frikësohet gazetarëve dhe ndihet trim kur i shtyen kolegët e tij të dalin dhe të flasin e mos të tregojnë asgjë për të gjitha këto tema sepse vet s’ka çka thotë. Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurtë se shpëton. Shpëton sepse mendon se askush s’do ta ndjek në Norvegji,” ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika