Haradinaj paralajmëron përmbylljen e dialogut me Serbinë para vitit 2023

Marrëveshja me Serbinë është detyrë edhe obligimi i kryeministri Albin Kurti ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është shprehur se do të ketë marrëveshja së shpejti

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbyllë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndoshta nuk është dëshirë e Kurti por, është detyra e tij që në këtë kohë që kanë ndodhur këto procese, me i përmbyllë. Mendojë që është i vetëdijshëm që duhet me përmbyll këtë proces”, ka thënë Hardinaj.

Se a do të përfundojë Kurti në vitin 2023 marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj është shprehur duke thënë se: “Unë mendojë që proceset kanë me ndodhur më shpjet, ndoshta nuk ka aq shumë kohë. Lufta në Ukrainë i ka përshpejtuar shumë proceset në çdo aspekt që lidhen me këto temat e sigurisë nga ndikimi i Rusisë”.

“Edhe ne jemi zonë ku mendohet që edhe rusëve iu intereson mbajta pezull dhe incidentet e destabilizimit të rajonit”, ka shtuar ai.

Për Haradinaj, “Marrëveshja është një bazë e mirë për të ec përpara dhe me i marrë përgjegjësit”.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika