Haradinaj për Komandat Ferrin: Njeri i fjalës dhe i patrembur

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Komandat Ferri do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes. Komandant “Ferri” do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës. Ngushllime të sinqerta familjes, bashkluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, sot ka vdekur Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajit përmes një postimi në “Facebook” ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpirti i tij, u prehtë në parajsën e paskaj”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika