Haradinaj për targat: Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të pranonte me kohë kërkesën e ShBA-së për të shtyrë vendimin për çështjen e targave ilegale serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në lidhje me  çështjen e targave ka thënë se kërkesa amerikane për shtyrje të afatit kohor do të duhej të pranohej me kohë, pasi tashmë mund të mos ketë një zgjidhje të përkryer.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se situata në veri të vendit është keq dhe drejt eskalimit.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit, shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë ritheksuar kërkesën ndaj qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit ekzistues të targave për 10 muaj.

Më 21 nëntor, takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel përfundoi pa marrëveshje.

Megjithatë, pas mesnatës të së hënës, me kërkesë të ShBA-së, Kurti ka vendosur që ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Po ashtu sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika