Haradinaj për zhvillimet e fundit në KEK: E lus Kurtin të jetë në anën e ligjit dhe të drejtësisë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se nuk është besnikëri që të merret një pozicion i gabuar në lidhje me këtë rast.

“Për të ecur përpara, duhet të jeni të gatshëm në sakrificë, udhëheqësit që janë të zotë e dinë. Nëse dikush nga radhët e tua ka shkelur diku ku nuk duhet, duhet t’ia tregoni vendin”, ka thënë Haradinaj.

Ai i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Kurti, duke i thënë të marrë anën e ligjit dhe drejtësisë për këtë rast.

“E lus kryeministrin të marrë anën e ligjit dhe të drejtësisë. I lus institucionet e Kosovës të mos bëjnë këtë gabim dhe të marrin pozicionin e gabuar”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të mërkurën, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika